Ballina Aktualitet Ekonomi, shqiptarët shpenzojnë 1,4 miliardë euro jashtë vendit

Ekonomi, shqiptarët shpenzojnë 1,4 miliardë euro jashtë vendit

Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit në vitin 2018 arritën në 1,42 miliardë euro, duke u rritur me 13% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë i regjistruar i shpenzimeve jashtë vendit, që pas viteve ’90.

Megjithatë, të huajt kanë sjellë më shumë para në Shqipëri në udhëtimet e tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë, të huajt që vizitojnë vendin, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për vizitë tek të afërmit dhe qëllime turistike, shpenzuan 1,86 miliardë euro gjatë vitit 2018.

Por, shpenzimet e shqiptarëve jashtë u rritën me ritme më të larta sesa hyrja e të ardhurave nga të huajt.