Ballina Aktualitet Ekonomi, rritet numri i bizneseve që nuk paguajnë dot taksat

Ekonomi, rritet numri i bizneseve që nuk paguajnë dot taksat

Numri i bizneseve që nuk arrijnë të paguajnë as detyrimet ndaj administratës tatimore është rritur me 27 përqind. Numri më i lartë i subjekteve me probleme është regjistruar në dy muajt e fundit, ndërsa shtimi i “listës së zezë” duket se ka ardhur prej uljes së konsumit dhe vështirësive ekonomike.

Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve rezulton se gjatë vitit 2019 ka pasur rritje të numrit të bizneseve që nuk kanë mundur të paguajnë taksat. Vetëm gjatë këtij viti numërohen 7640 subjekte që i janë shtuar listës së bizneseve me borxhe ndaj administratës tatimore. Nëse e krahasojmë këtë shifër me një vit më parë, vërehet një rritje me rreth 27 përqind. Në total, borxhi ndaj administratës tatimore rezulton të jetë 112 miliardë lekë.

Në total, numri i bizneseve që janë të parregullt me taksat është 27 915 subjekte tregtare.