Ballina Aktualitet Ekonomi, rimbursimi i TVSH, sfidë ende e pazgjidhur

Ekonomi, rimbursimi i TVSH, sfidë ende e pazgjidhur

Vetëm një ditë pas ngritjes së shqetësimit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në lidhje me detyrimet e prapambetura që shteti ka ndaj biznesit ka reaguar edhe kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sipas Enton Duros, stoku i detyrimeve të akumuluara nga vonesat e rimbursimit të TVSH rezulton të jetë 14,9 miliardë lekë.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ka nisur vënia në zbatim e një skeme me këste për zerimin e borxhit brenda tre muajve. “Shlyerja e detyrimeve do të bëhet në bazë të vjetërsisë, – ka thënë Duro. – Janë grupet e fasonit, të eksportuesve dhe grumbulluesve që kanë një prioritet për specifikat që kanë.”

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, pak ditë më parë, i kërkoi qeverisë që të reagojë dhe të shlyejë sa më parë detyrimet e prapambetura pasi cënojnë klimën e biznesit dhe besimin në ekonominë e vendit.