Ballina Ekonomi / Biznes Ekonomi, raporti i FMN: Stop emigracionit, rrezikohet ekonomia shqiptare

Ekonomi, raporti i FMN: Stop emigracionit, rrezikohet ekonomia shqiptare

Në një kohë që emigracioni është kthyer në një problem të ndjeshëm për Shqipërinë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë thirrje që të merren masa për të ulur normën e emigracionit. Në raportin e fundit theksohet se që të arrihet një gjë e tillë është e rëndësishme të përmirësohet klima e të bërit biznes, të forcohet lufta ndaj korrupsionit dhe të përmirësohen shërbimet publike.

Në këtë mënyrë, emigracioni në rritje shihet si një rrezik për ekonominë shqiptare. Në raportin e fundit të FMN, qeverisë shqiptare i bëhet apel që të merren masa për të ulur fenomenin. Raporti sugjeron që në vend të zbatohet një sistem më i thjeshtë tatimor, në mënyrë që të rritet mbledhja e taksave dhe, mbi të gjitha, kërkohet që qeveria të rrisë cilësinë e shërbimeve publike.

Sipas të dhënave zyrtare, 1,5 miljonë shtetas shqiptarë ndodhen jashtë territorit të vendit. Shumica e komuniteteve të emigrantëve ndodhen në vendet fqinje, Itali dhe Greqi.