Ekonomi, raporti i Eurostat: Shqiptarët, populli me më pak të ardhura në Evropë

0
1

Shqiptarët rezultojnë populli me më pak të ardhura në Evropë. Sipas të dhënave të Eurostat, rezulton se, për vitin 2018, Shqipëria është 30 përqind poshtë mesatares së Bashkimit Evropian për vitin 2018. Ndërkohë që përmirësimi, nëse e krahasojmë me vitin 2017, është shumë i vogël me vetëm 1 përqind.

Njëkohësisht, edhe sa i përket konsumit, ne renditemi në vendin e fundit në Evropë.

Ndërkohë, duke parë rajonin e Ballkanit Perëndimor, vendet që kanë nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë janë Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia.

Institucione ndërkombëtare financiare kanë vlerësuar se Shqipërisë dhe vendeve të tjera në rajon mund t’u duhen mbi 80 vite për të arritur në nivelin e zhvillimit ekonomik të vendeve të Bashkimit Evropian. Shumë familje në Shqipëri vijojnë të jetojnë vetëm me të ardhurat që vijnë nga remitancat. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës korrik-shtator të këtij viti, në vend kanë hyrë 185 milionë euro remitanca.