Ballina Aktualitet Ekonomi, mbyllen mesatarisht 33 biznese në ditë

Ekonomi, mbyllen mesatarisht 33 biznese në ditë

Mesatarisht gjatë muajit prill, 33 biznese kanë bërë kërkesë çdo ditë për të pezulluar aktivitetin e tyre. Sipas të dhënave që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përditëson çdo ditë, vetëm gjatë muajit prill kaluan në status pasiv 1000 biznese në të gjithë vendin.

Prej fillimit të vitit dhe deri më tani kanë kaluar në statusin pasiv 4 222 biznese me një rritje prej 7 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri më i madh i bizneseve të mbyllura është shënuar gjatë janarit, ku bënë kërkesë për të kaluar në gjendje pasive rreth 1 400 biznese, 12 përqind më shumë se në janarin e vitit 2018.

Megjithatë, në raport me një vit më parë, ritmi i rritjes së bizneseve që kalojnë në statusin pasiv është ngadalësuar. Me ndryshimin e procedurave tatimore, bizneset nuk mund të kalojnë në statusin pasiv pa mbyllur të gjitha detyrimet që kanë.

(marrë me shkurtime nga revista Monitor)