Ballina Aktualitet Ekonomi, Jaka: Ekonomia jonë humbet nga marrëveshjet e nagociuara gabim

Ekonomi, Jaka: Ekonomia jonë humbet nga marrëveshjet e nagociuara gabim

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, është i mendimit se, sa i përket ekonomisë vendase, Shqipëria ka negociuar marrëveshjet e tregtisë së lirë në mënyrën më të gabuar të mundshme.

“Lidhur me dy proceset e tjera, që janë marrëveshjet e tregëtisë së lirë dhe procesi i CEFTA, Shqipëria ka negociuar në mënyrën më të gabuar të mundshme, duke harruar potencialet dhe sipërmarrjen vendase,” – ka thënë Jaka.

Sipas tij, sot, kur këto marrëveshje tashmë janë në fuqi, ekonomia vendase vuan pasojat e gabimeve që janë bërë.

I ftuar në një emision të RTV Ora, Jaka ka vijuar të mbështesë qëndrimin e vet, duke sjellë edhe shembuj. “Kur Shqipëria negocionte me Maqedoninë për marrëveshjen e tregëtisë së lirë, negocionte për një produkt që ishte majaja e bukës dhe produktin e parë që vinte nga Maqedonia për në Shqipëri e fut pa doganë Maqedonia, ndërsa lëndën e parë që vinte nga Maqedonia në Shqipëri, që ishte mundësia e vetme atëherë që të prodhohej produkti në Shqipëri dhe të dilte i gatshëm, futet me doganë,” – ka shpjeguar kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.