Ballina Ekonomi / Biznes Ekonomi, guvernatori Sejko: Politika fiskale dhe monetare, parakusht për stabilitetin ekonomik

Ekonomi, guvernatori Sejko: Politika fiskale dhe monetare, parakusht për stabilitetin ekonomik

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, teksa ka marrë pjesë në Samitin Vjetor të Vendeve të Rajonit në Mal të Zi, bashkë me guvernatorë e përfaqësues të lartë të bankave qendrore, ministra financash dhe drejtorë tatimesh, ka vlerësuar rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla, si një mundësi e mirë për të shkëmbyer eksperienca mes homologësh mbi çështje të bankingut qendror.

Guvernatori Sejko theksoi rëndësinë e harmonizimit të politikës fiskale me atë monetare, si parakusht i nevojshëm për stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit, si edhe rritjen e efektivitetit të këtyre politikave. Në këtë kontekst, guvernatori nënvizoi rolin e pazëvendësueshëm të këtyre politikave në përmbushjen e objektivave individualë: ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe qëndrueshmërinë fiskale.

Ai i njohu të pranishmit me ecurinë ekonomike e financiare të vendit dhe sfidat me të cilat po përballet Banka e Shqipërisë.