Ballina Ekonomi / Biznes Ekonomi, energjia elektrike mban peshën kryesore të rritjes

Ekonomi, energjia elektrike mban peshën kryesore të rritjes

Prodhimi i energjisë elektrike vijon të mbajë peshën kryesore në rritjen ekonomike të Shqipërisë. Moti i favorshëm me reshje gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti ka bërë që, për shkak të eksportit dhe mungesës së importit të energjisë elektrike, ekonomia shqiptare të rritet me 4,35%, krahasuar kjo me një vit më parë.

Pas energjisë, kontribut në rritjen ekonomike kanë dhënë edhe tregtia dhe shërbimet.

Instituti i Statistikave njofton se “Produkti i Brendshëm Bruto, në tremujorin e tretë të vitit 2018, vlerësohet me rritje prej 4,48%, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2017.” Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët Industria, Energjia dhe Uji.”

Sipas të dhënave të INSTAT, për tremujorin e tretë të viti 2018, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017, konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, u rrit me 3,86%, ndërsa konsumi final i qeverisë u ul me 2,43%.