Ballina Aktualitet Ekonomi, çmimet e produkteve ushqimore rriten, të ardhurat mbeten të pandryshuara

Ekonomi, çmimet e produkteve ushqimore rriten, të ardhurat mbeten të pandryshuara

Çmimet e produkteve ushqimore vijojnë të rriten, ndërsa të ardhurat mbeten në vend. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë muajit maj, çmimet e nëngrupit “ushqime dhe pije joalkoolike” pësuan rritjen më të madhe prej 3,3 përqind, pasuar nga nëngrupi “hotele, kafene dhe restorante” me 2,1 përqind dhe “pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 përqind.

Por, përtej kësaj, Shqipëria mbetet një ndër vendet më të varfëra në Evropë dhe në rajon. Sipas të dhënave të Eurostat, niveli i çmimeve në Shqipëri është sa 79 përqind e mesatares së BE, ndërsa niveli i të ardhurave për shqiptarët vlerësohet sa 31 përqind e mesatares së BE. Nga ana tjetër, vendet e tjera të rajonit i kanë çmimet e produkteve ushqimore më të ulëta dhe të ardhurat i kanë shumë më të larta se Shqipëria.