Ballina Aktualitet Ekonomi, buxheti i MEPJ, rritje me tre përqind në raport me 2018

Ekonomi, buxheti i MEPJ, rritje me tre përqind në raport me 2018

Buxheti i vitit 2019 për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka një rritje me rreth tre përqind në raport me vitin 2018.

Ky buxhet synon realizimin e prioriteteve që ka MEPJ për vitin 2019 për integrimin evropian të vendit, pra vijimin e procesit “screening”, marrëveshjen e stabilizim – asociimit dhe gjithë punës bashkërenduese për procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim dhe koordinimin e asistencës që jep Bashkimi Evropian.

Gjithashtu pjesë e këtij prioriteti janë edhe aktivitetet kryesore politike që zhvillon Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme gjatë gjithë vitit.