Ballina Ekonomi / Biznes Ekonomi, bizneset nuk marrin rimbursimin e plotë të TVSH, paguhen vetëm fasonët

Ekonomi, bizneset nuk marrin rimbursimin e plotë të TVSH, paguhen vetëm fasonët

Pavarësisht premtimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë se rimbursimi i TVSH do të zerohet brenda muajit korrik, Konfindustria deklaron se kjo vlen vetëm për fasonët dhe jo për të gjitha bizneset. Gjergj Buxhuku, administratori i Konfindustrisë, shprehet se vonesat në rimbursim, që shkojnë në mbi dy vite, tregojnë situatën e vështirë ekonomike të vendit.

“Këto u rikthehen në kosto bizneseve dhe fakt është që bizneset çuditërisht nuk kërkojnë edhe fitimin e munguar dhe përqindjet e gjobave dhe penaliteteve, që sikurse i vë administrata tatimore kur vonojnë bizneset për të paguar, – thotë Buxhuku. – E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe për bizneset ndaj administratës shtetërore.”

Qeveria u detyrohet kategorive të ndryshme të biznesit të paktën 120 milionë euro në formën e TVSH së rimbursueshme, të prapambetur që nga viti 2018.