Ballina BOTA Ekonomi, Bashkimi Evropian gjobit pesë banka me 1 miliardë euro

Ekonomi, Bashkimi Evropian gjobit pesë banka me 1 miliardë euro

Rregullatorët antimonopol të Bashkimit Evropian penalizuan pesë nga bankat më të mëdha në botë për aplikimin të marrëveshjeve monopoliste në tregun e shkëmbimit të monedhave. Barclays, Citigroup, JP Morgan, MUFG dhe Royal Bank e Scocisë u gjobitën me 1,07 miliardë euro për manipulimin.

Hetimi i ndërmarrë nga Komisioni Evropian zgjati pesë vjet.

Bankës zvicerane UBS, e cila u penalizua me 285 milionë euro gjobë, iu fal dënimi pasi ishte pikërisht kjo bankë që sinjalizoi autoritetet e Bashkimit Evropian për ekzistencën e një karteli mes bankave më të mëdha në fushën e shëmbimeve të monedhave.

Hetuesi zbuluan se disa nga punonjësit në këto banka, përgjegjës për tregtimin e 11 valutave të ndryshme, shkëmbyen informacione të ndjeshme dhe planet e tyre tregtare.