Ballina Aktualitet Ekonomi, Banka e Shqipërisë: Strategji të re për nxitjen e kreditimit

Ekonomi, Banka e Shqipërisë: Strategji të re për nxitjen e kreditimit

????????????????????????????????????

Banka e Shqipërisë do të nisë zbatimin e një strategjie të re për të rritur kreditimin në vend. Guvernatori Gent Sejko deklaroi se tashmë kanë nisur diskutimet me bankat dhe bizneset për të ndryshuar këtë situatë. Kreu i Bankës së Shqipërië ripërsëriti edhe njëherë se kriza politike është rrezik për ecurinë ekonomike.

Niveli i ulët i kreditimit është kthyer në një problem serioz për ekonominë shqiptare. Nisur nga kjo, Banka e Shqipërisë ka nisur diskutimet me grupet e interesit për të gjetur zgjidhje në lidhje me ngërçin e krijuar. “Ne jemi duke punuar për të stimuluar kreditimin, por gjithmonë në mënyrë të kujdesshme që të mos krijojmë përsëri kredi me probleme, – ka thënë guvernatori Sejko. – Në muajt në vijim ne do të vazhdojmë me Shoqatën e Bankave të bashkëpunojmë ngushtë, por dhe me shoqatat e biznesit në mënyrë që të vazhdojë kreditimi në ekonomi.”