Ballina Ekonomi / Biznes Ekonomi, Banka e Shqipërisë: Sistemi bankar nuk e mbështet financimin e sektorit...

Ekonomi, Banka e Shqipërisë: Sistemi bankar nuk e mbështet financimin e sektorit bujqësor

Kreditimi i bankave për ndërmarrjet bujqësore në vend mbetet në nivele minimale, duke krijuar vështirësi për zhvillimin e këtij sektori. Në një vrojtim të realizuar nga Banka e Shqipërisë ka rezultuar se rreth 80 përqind e ndërmarrjeve nuk e kanë zgjeruar aktivitetin dhe nuk kanë në plan të rrisin investimet. Ndërkohë, si problematikë kryesore në punën e tyre kanë deklaruar se është gjetja e tregut dhe konkurrenca.

Ndërmarrjet bujqësore në Shqipëri janë në një situatë ngërçi dhe Banka e Shqipërisë ka publikuar studimin, ku theksohet se këto biznese hasen me një sërë vështirësish, ku kreditimi vijon të mbetet një ndër pengesat kryesore. Vetë sipërmarrjet deklarojnë se barra e huasë është e shtrenjtë dhe raportojnë se 66 përqind e rasteve të aplikimit për financim nuk janë miratuar.

Ndërmarrjet bujqësore pohojnë se, përgjithësisht, shitjet dhe rezultati financiar gjatë vitit 2017 ka mbetur i pandryshuar ose ka rënë në krahasim me atë të një gjashtëmujori më parë.