Ballina Ekonomi / Biznes Ekonomi, ambasadorja gjermane Schutz: Investitorët kërkojnë siguri ligjore, jo korrupsion

Ekonomi, ambasadorja gjermane Schutz: Investitorët kërkojnë siguri ligjore, jo korrupsion

Ambasadorja gjermane Susanne Schutz ka shprehur kritika lidhur me kushtet që Shqipëria u ofron investitorëve të huaj. Gjatë fjalës së saj në pritjen e përvitshme të Shoqatës Gjermane të Insdustrisë dhe Tregëtisë, organizuar pak ditë më parë në Tiranë, diplomatja tha se sipërrmarjet kërkojnë më shumë siguri.

“Investitorët dëshirojnë të dëgjojnë histori suksesi nga sipërmarrje, të cilat janë tashmë prezente në tregun shqiptar. Ajo çka kërkojnë investitorët në Shqipëri është siguri ligjore, transparencë dhe një administratë mirëfunksionale, efektive dhe jo të korruptuar. Për fat të keq, shpesh investitorët gjermanë dhe të huaj, të cilët kanë tashmë përvojë në tregun shqiptar, kanë shprehur kohët e fundit dyshime serioze dhe shqetësime të shtuara në lidhje me një mjedis jo të ndershëm dhe solid në sektorin e ekonomisë në Shqipëri,” – ka thënë ambasadorja gjermane Schutz.