Ballina Ekonomi / Biznes Ekonomi, 88,8 miliardë lekë investimet publike gjatë 2019

Ekonomi, 88,8 miliardë lekë investimet publike gjatë 2019

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, shpjegoi sot në komisionin e Ekonomisë se, në planifikimin e investimeve për vitin 2019 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm.

Investimet Publike për vitin 2019 janë planifikuar në masën 5,1 përqind e PBB ose 88.8 miliardë lekë, duke përfshirë edhe mbështetjen për Sektorin e energjisë tre miliardë lekë.

“Mirëmbajtja e rrjetit kombëtar të rrugëve me një kombinim të financim nga buxheti i shtetit dhe atyre të huaj ashtu, si edhe në vitin 2018, dhe në vitin 2019 do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim. Në bashkëpunim me projektin e BB për mirëmbajtjen e rrugëve do të ofrojmë mbështetje financiare për këtë sektor si asnjë herë më parë që kap shifrën e gati 4.4 miliardë lekëve”- tha Ahmetaj.