Ballina Aktualitet Ekonomi, 31 përqind e familjeve shqiptare nuk përmbushin nevojat bazë për ushqime

Ekonomi, 31 përqind e familjeve shqiptare nuk përmbushin nevojat bazë për ushqime

Gati një e treta e familjeve shqiptare janë gjetur në pamundësi për të përmbushur nevojat bazë me ushqime dhe veshmbathje gjatë vitit 2018, sipas një anketë që zhvilloi Barometri i Ballkanit 2019, një projekt i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk e sigurojnë dot jetesën bazë, gati sa dyfishi i nivelit mesatar të Ballkanit.

Në Kosovë dhe në Malin e Zi, 14 përqind e familjeve kanë pohuar se kishin vështirësi gjatë 12 muajve të fundit të përmbushnin nevojat bazë të jetesës. Niveli më i ulët i familjeve në varfëri duket se ka qenë në Bosnje-Hercegovinë, ku vetëm 8 përqind e familjeve kanë pohuar vështirësitë për furnizimet bazë dhe pas saj Maqedonia e Veriut me 13 përqind të familjeve në vështirësi.

Në Ballkanin Perëndimor, pjesa më e madhe e shpenzimeve të familjeve shkojnë për të siguruar ushqimin. Megjithatë, duke bërë një krahasim mes vendeve të rajonit, shpenzimet për ushqime janë shumë më të larta në Shqipëri, me mbi 44 përqind të totalit të shpenzimeve mujore.

(marrë me shkurtime dhe ndryshime nga revista “Monitor”)