Ballina BOTA Egjipt, zbulohet një varr i lashtë në Luxor

Egjipt, zbulohet një varr i lashtë në Luxor

Egjipti zbuloi një varr të lashtë, sarkofagë dhe artefakte të tjera në nekropolin e Thebanit të Al-Assasif, në qytetin jugor Luxor. Në një ceremoni përpara tempullit të mbretëreshës Hatshepsut, ministri i antikiteteve Halid el-Anani njoftoi se arkeologët francezë dhe egjiptianë kishin zbuluar “një varr të ri me piktura shumë të bukura.”

I vendosur mes varreve mbretërore në Luginën e Mbretërve dhe Luginën e Mbretëreshave, nekropoli Al-Assasif është vendi i varrimit të fisnikëve dhe zyrtarëve të lartë pranë faraonëve. Ndër gjetjet në varr janë sarkofagë, statuja dhe rreth 1 000 ikona funerare të quajtura ushabtis, të bëra prej druri, fijesh dhe balte.