Ballina BOTA Egjipt, zbulohen varre antike 4400-vjeçare

Egjipt, zbulohen varre antike 4400-vjeçare

Disa varre antike rreth 4400 vjeçare janë zbuluar në Egjipt nga arkeologët.

Varret janë të mbushura me hieroglife dhe statuja të faraonëve.

Varrezat janë të renditura duke filluar nga pronari, një prift mbretëror të quajtur Wahtye, me nënën e tij, gruan dhe të afërmit e tjerë.

Arkeologët kanë filluar gërmimin e varrit ditën e sotme dhe presin që të ndjekin më shumë zbulime, ndërkohë që shprehen se ekziston mundësia që të gjenden edhe varre të tjera.

Këto varre kanë mundur të shpëtojnë nga duart e plaçkitësve, ndërsa është cilësuar si zbulimi i dekadës së fundit.