Ballina Aktualitet Egjipt, presidenti Meta takon sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe

Egjipt, presidenti Meta takon sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe

Në vijim të vizitës zyrtare në Egjipt, presidenti Ilir Meta u prit nga sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Aboul Gheit. Presidenti Meta shprehu vlerësimin për bashkëpunimin shumë të mirë të Shqipërisë me vendet anëtare të Lidhjes Arabe.

Presidenti i Republikës përgëzoi Gheit për zhvillimin me sukses të samitit të parë mes Lidhjes Arabe dhe Bashkimit Evropian, duke hapur një kapitull të ri për bashkëpunimin në të ardhmen. “Si vend kandidat për në Bashkimin Evropian dhe si vend mik me vendet e Lidhjes Arabe, Shqipëria është shumë e interesuar që ky bashkëpunim të forcohet gjithnjë e më shumë,” – u shpreh presidenti Meta.