Ballina Aktualitet Egjipt, presidenti Meta mbyll vizitën duke parë piramidat

Egjipt, presidenti Meta mbyll vizitën duke parë piramidat

Presidenti lir Meta, në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Egjipt, ka udhëtuar edhe drejt piramidave, në Gizë. Në një postim në Facebook, presidenti nuk fshesh emocionet e kësaj ndalese të veçantë.

Presidenti Meta thotë se në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit dhe vlerat që mbart. “Mbresëlënëse vizita në piramidat e Gizës, ku pata mundësinë të shoh nga afër Sfinksin e madh, por edhe një nga shtatë mrekullitë e botës, piramidën e Keopsit, – shkruan presidenti Meta. – Në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit, por njëkohësisht edhe vlerat e jashtëzakonshme që ka për të gjithë qytetërimin botëror e gjithë kjo pasuri e trashëguar.”