Ballina BOTA Egje, mbytet një varkë me 15 migrantë

Egje, mbytet një varkë me 15 migrantë

15 migrantë në bordin e një anijeje u mbytën në bregun perëndimor të Turqisë në detin Egje, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit vazhdojnë, bëri të ditur roja bregdetare turke.

Autoritetet u alarmuan për aksidentin në bregun e Diklit, në provincën e Izmirit, pasi dy të mbijetuar arritën të notonin deri në breg.

‘’Ishin 14 afganë dhe një qytetar iranian në barkë,’’- theksuan rojat bregdetare duke cituar informacionin e të mbijetuarve.