Ballina Lajmi i Fundit Efektivja humb jetën në Letoni, Xhaçka: Dhimbje e madhe për humbjen e...

Efektivja humb jetën në Letoni, Xhaçka: Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores.

Ministria e Mbrojtjes Xhaçka ,dhembje për ngjarjen tragjike ku humbi jetën efektivja Hasanaj , me anë të një postimi në Facebook, ajo ka shprehur keqardhje dhe ka ngushëlluar familjen Hasanaj, duke i uruar dy efektivëve të tjerë shërim të shpejtë:

Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife HASANAJ. Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe. Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj. Djemve tanë të plagosur, major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura.