Efektivët “Shqiponja” aksion blic në vendin ku u vra Bitri dhe Çollaku

20

Forcat “Shqiponja” dhe efektivët e Policisë Rrugore po zhvillojnë mbrëmjen e sotme një aksion blic në qytetin e Elbasanit.

Aksioni po zhvillohet në vendin e quajtur “rrethrrotullimi i luleve”, ku pak ditë më parë u ekzekutuan me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri.

Mësohet se efektivët po kryejnë kontrollin e automjeteve luksoze që lëvizin në atë zonë, ndërkohë që qëllimi është kapja e personave me precedentë penalë. Ky aksion do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që bëhet me dije se deri tani nuk ka asnjë person të shoqëruar.