Ballina Shëndetësi Efektet e shëndetshme të kanellës

Efektet e shëndetshme të kanellës

Kanella është produkti që i jep një aromë dhe efekt të shëndetshëm ushqimit. Konsumimi i saj ndihmon në kontrollimin e disa funksioneve të ndryshme në organizmin tonë.

Disa nga arsyet pse duhet të konsumojmë kanellë janë:

1. Kontrollon nivelin e sheqerit në gjakë
Disa studime kanë vërtetuar se kanella ndikon mirë në nivelin e sheqerit në gjak. Kanella është ilaç natyral shumë popullor për personat që vuajnë nga diabeti – tipi 2.

2. Shëron infeksionet nga kërpudhat
Studimet kanë vërtetuar se vaji i kanellës është efikas në shërimin e infeksioneve me kërpudha si “Candida tropicalis”, “Candida albicans”, “Candida kruesi”, “C. parapsilosis” dhe “C. orthopedics”.

3. Zbut simptomat e shkaktuara nga helmimi
Kanella ka një efekt të fortë antibakterial, prandaj është i shkëlqyeshëm në shërimin e problemeve të shkaktuara nga salmonella dhe E koli. Kanella e bluar, vaji apo çaji nga kanella, janë efikas në neutralizimin e problemeve të lukthit.