Ballina Kuriozitete Edukata muzikore i bën fëmijët më inteligjentë

Edukata muzikore i bën fëmijët më inteligjentë

Një numër i madh i studimeve e lidhin muzikën me përmirësimin e rezultateve shkollore. Madje edhe Platoni ka thënë, “mësoni fëmijëve muzikën, fizikën dhe filozofinë por më së shumti muzikën, sepse muzika dhe të gjitha artet tjera, janë çelësi i teknikës së mësimit”.

Ja edhe disa arsye tjera të mira që fëmija juaj të interesohet për muzikë.

Arsye të mira për orët muzikore

Një hulumtim zvicëran, i cili përfshiu rreth 1.200 vogëlushë, ka treguar që lozja e muzikës i ndihmon fëmijët në lexim dhe në teknika verbale, me ndikimin e tij në përmirësimin e koncentrimit të mbajtjes në mend dhe aftësive për të shprehur mendimet.

Studimi në Hong Kong ka treguar që të rriturit, të cilët kishin patur orë muzike para moshës 12 vjeç, ishin të aftë të shprehen më mire, se sa të rriturit të cilët kishin patur pak orë muzike ose fare.
Hulumtimi amerikan ka zbuluar që fëmijët e moshës nga 5 gjer në 7 vjeç, të cilët kanë ngecur në rezultate shkollore, i kanë arritur moshatarët e tyre në lexim, ndërsa në matematikë pas 7 muajve pas ndjekjes së orëve muzikore.

Dëgjimi i muzikës në çfarëdo moshe, ndikon direkt në sistemin tonë të mbrendshëm të kënaqësisë dhe aktivizon pjesët e trurit të cilat shkaktojnë eufori.