Ballina Aktualitet Edi Reja i jep fund aludimeve: Isha në “Loro Boriçi” sepse…

Edi Reja i jep fund aludimeve: Isha në “Loro Boriçi” sepse…

Edi Reja, ish-trajneri i Lacios dhe Napolit, ishte mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” ku ka ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Turqisë e cila përfundoi 0-2.

Fillimisht u mendua se Reja ka ardhur në Shqipëri për parë nga afër skuadrën dhe për të marrë drejtimin e kombëtares. Por në një prononcim për “Top Chanell”, Reja ka treguar të vërtetën  e vizitës së tij në vendin tonë. Ai u shpreh se ka ardhur në Shqipëri për të parë disa futbollistë.

“Ka qenë një ndeshje e mirë e Shqipërisë për rreth 15 minuta, më pas skuadra pati vështirësi  dhe nuk konkludoi rastet. Unë kam ardhur në Shqipëri të shoh disa lojtarë, sepse punoj për shoqëri të ndryshme italiane dhe kjo është arsyeja pse jam në lëvizje”, ka thënë Reja.

Ndërsa mundësisë që ai të jetë trajneri i Shqipërisë i është përgjigjur: “Jo, jo. Nuk flas për këtë gjë”.