Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite sot, në një fasoneri në Shkodër pas përfundimit të vaksinimit masiv me grupmoshën mbi 70-vjeç, tha se do të nisë menjëherë vaksinimi i vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri.
“Sa të mbarojmë me vaksinimin me moshën 70-vjeç e lart të parët që do vaksinojmë do jenë gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet”, tha Rama.
Rama u premtoi punonjësve të fasonerive rritjen e pagës minimale.
Gjatë vizitës kreu i qeverisë pyeti disa prej tyre në lidhje me pagesën mujore dhe kushtet e punës.
Nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer rreth mbi 65 mijë vaksinime për të moshuarit, 33 mijë vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse dhe rreth 22 mijë vaksinime për arsimtarët.