Edi Rama “shigjeton” Dritan Lelin, e quan “i vdekuri i bashkisë”

238

Kryeministri Edi Rama shigjetoi kryetarin e Bashkisë Dritan Leli gjatë inspektimit të punimeve në “Lungomare 2″.

Rama pyeti për një fushë basketbolli, ku u informua se është bërë nga Bashkia dhe se po përfundohen.

Rama: Ndërkohë atë fushën e basketbollit aty?

Përfaqësuesi i firmës: Njëra është bërë, e ka bërë Leli. Fusha e futbollit është bërë. Tek njëra është qepur qilimi. Edhe të tjerat po bëhet, për sezon do të jenë gati.

Rama: Ta bëjmë ta mbarojmë sepse të presësh të vdekurin e bashkisë, është.