Kryeminstri Edi Rama dha lajmin e madh nga Stambolli.
“Kemi siguruar 1 milion vaksina”, tha Rama.
“Brenda 60 ditësh vijnë 500 mijë vaksina. Sot mbërrijnë 192 mijë”, u shpreh kryeministri teksa jepej edhe momenti kur vaksinat e para kineze u nisën drejt Shqipërisë nga aeroporti i Stambollit.
Kjo do të thotë se me këtë shifër mund të realizohet vaksinimi masiv i popullsisë.
Vaksinimi masiv nis javën që vjen, me pensionistët mbi 65 vjeç.
Vaksinat e siguruara nga Kina realizojnë gati gjysmën e vaksinimit të popullatës.
Rama ishte sot në Stamboll ku u nënshkrua marrëveshja, pasi për vaksinat kineze doli garant Turqia.
Shqipëria deri tani ka vijuar procesin e vaksinimit me vaksinat Pfizer, Astrazeneca. Po ashtu nga Rusia mbërritën 10 mijë doza vaksinash si dhuratë e Emirateve të Bashkuara Arabe.