Ballina LAJME Edhe Pacolli kundër Ramës, ndërhyu te Haradinaj për taksën

Edhe Pacolli kundër Ramës, ndërhyu te Haradinaj për taksën

Zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka dalë në mbrojtje të Haradinajt në lidhje me deklaratën e këtij të fundit se kryeministri Edi Rama i ka bërë presion për heqjen e taksës. Pacolli u shpreh se Rama ka ndërhyrë duke thënë se “dialogu me Serbinë mund të shkojë përpara nëse hiqet taksa”.

“Edhe kryeministri në fjalimet e veta është parë pak a shumë një distancim sa i përket taksës sepse ka ndërhyrë edhe kryeministri i Shqipërisë, i cili e pohoi se dialogu mund të shkojë përpara, se taksa duhet të hiqet, edhe pse nuk ka thënë drejtpërdrejt se taksa duhet hequr. Ka qenë një atmosferë e tillë, Haradinaj ka pikëpamjet e veta” – tha Pacolli.