Ballina LAJME Edhe 1 vit tjetër bardhezi, Bufon hedh firmën te Juventusi

Edhe 1 vit tjetër bardhezi, Bufon hedh firmën te Juventusi

Pas një viti larg Torinos, Gianluigi Bufon është rikthyer në shtëpi, teksa ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Juventusin, që do ta lidhë atë me klubin deri më 30 qershor 2020.

Legjenda italiane kaloi 17-vjet te bardhezinjtë duke u aktivizuar 656 ndeshje në të gjitha garat, duke fituar shumë trofe.

Pas përfundimit të kontratës 1-vjeçare, 41-vjeçari pritet të emërohet në një post drejtues te “Zonja e Vjetër”.

Bufon do të tentojë të kalojë Paolo Maldinin si lojtari me më shumë prezenca në Serinë A, teksa i duhen edhe 10 ndeshje për të kaluar legjendën milaniste.