Ballina Showbiz Ed Sheeran, turi i tij më i paguari në botë

Ed Sheeran, turi i tij më i paguari në botë

Viti që po lëmë pas ka qenë ndër më të suksesshmit për Ed Sheeran. Artisti bëri për fansat e tij një turne botëror, i cili i ka sjellë edhe të ardhura të majme.

Këngëtari ka arritur të fitojë 432 milionë dollarë nga 4,860,482 bileta të shitura në 53 qytete ku zhvilloi koncertet. Kjo shumë është më e larta në 30 vitet e fundit dhe në këtë mënyrë artisti ka lënë pas divën Beyonce dhe Taylor Swift.

Këngët e tij si, “Happier” apo “Supermarket Flowers” renditen ndër këngët më të pëlqyera dhe më të kilikuara në mbarë listat botërore.