Ballina Showbiz Ed Sheeran thyen rekordin e fitimeve për 2018-n

Ed Sheeran thyen rekordin e fitimeve për 2018-n

Ed Sheeran ka thyer rekordin për fitimet e arritura gjatë një viti nga një këngëtar, falë turneut të tij muzikor ku mori 432 milionë dollarësh.

27-vjeçari nuk publikoi asnjë këngë të re gjatë vitit 2018 por kjo nuk e ndaloi të kishte vitin më të suksesshëm financiar të një muzikanti.

Sipas të dhënave të Pollstar, Ed shiti 4.860.482 bileta në 53 qytete dhe bëri 94 shfaqje në 12 muajt e fundit, përfshirë biletat e 4 datave që performoi në stadiumin Wembley në Londër, me kapacitet prej 90 000 personash.