E zë korrenti, teksa vidhte kabllot, ambulanca nuk vjen në kohë, viktima lihet në rrugë

220

Një 30-vjeçar ka humbur jetën, pasi ra në kontakt me rrymën në një kabinë elektrike, ku po vidhte kabllot.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Amarildo Basi, një anëtar i komunitetit rom.

Viktima është lënë në mes të rrugës dhe për shumë kohë nuk është marrë nga autoambulanca.

Mësohet se zona ku ka ndodhur ngjarja në Shkozë është e pakalueshme për makinat.

Ambulanca është kthyer pas sepse nuk kalonte dot, ngaqë rruga ishte bllokuar nga dherat.

Viktima nga hetimet e para po mblidhte hekur dhe skrap kur ka rënë në kontakt me telat e korrentit, duke ndërruar jetë në vend.

Policia po heton ngjarjen.