E vështirë për t’u besuar/Berlusconi rezulton i infektuar me COVID-19 sërish

42

Ish-kryeministri italian Berlusconi ka rezultuar i prekur me COVID-19 për herë të dytë.

Më 3 shtator, ish-kryeministri dhe biznesmeni italian u diagnostikua pozitiv me COVID-19 ku pas shtrimit në spital arriti të mposhtte virusin.

Mediat bëjnë me dije se Berlusconi ka rezultuar i infektuar për herë të dytë dhe se aktualisht ai po përballet me simptomat e virusit që e kanë lënë atë të shtrirë në shtrat.

Biznesmeni italian është i karantinuar në vilën e tij jashtë Milanos me të dashurën e tij, Marta Fascina, e cila gjithashtu doli pozitive ndaj COVID-19.