E trishtë/Pas një beteje të gjatë me COVID-19, humb jetën babai i aktorit të humorit

214

Babai i aktorit të humorit Gentian Zenelaj ka humbur betejën me COVID-19.

Me anë të një postimi aktori ka njoftuar lajmin e hidhur teksa ka falenderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj.Pas një beteje të gjatë me Covid 19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju Bekoftë .

Varrimi zhvillohet nesër në orën 13 :00 në Shëngjin .