E trishtë/Një tjetër mjek humb jetë nga koronavirusi

37

Tjetër lajm i trishtë. Një tjetër mjek humb betejën me Covid në vendin tonë.

Mjeku i njohur gjinekolog Adhon Polena ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e Covid.

Të gjithë e njohin si një nga gjinekologët më të mirë të Korçës, dhe një ikonë të qytetarisë.

Mjeku i njohur korçar u nda nga kjo botë në moshën 75-vjeçare, pasi nuk mundi ta mposhtë dot virusin e rrezikshëm.

Doktor Adhoni do të mbahet mend si një nga intelektualët korçar. Adhon Polena është djali i mjekut Sotir Polena.