E trishtë, një person humb jetën në rezervuar, nuk dinte not

77

Një 56-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht sot në Lazarat të Gjirokastrës.

Artan Pollo ishte duke montuar një gjenerator te depozitat e ujit pranë banesës së tij.

Ai është mbytur në rezervuar, pasi nuk dinte not.

56-vjeçari u nxorr i pajetë nga rezervuari, duke e bërë të panevojshme dhe mbërritjen e ambulancës, për t’i dhënë ndihmën e parë.

“Rreth orës 10:20, jemi njoftuar se në fshatin Lazarat, shtetasi A. P., rreth 56 vjeç, banues në Lazarat është gjetur i pajetë, pa shenja dhune”.

“Ky shtetas është futur në një depozitë të madhe uji dhe nuk ka mundur dot të dal, për pasojë është mbytur”, sqaroi Policia, pas hetimeve paraprake.