E trishtë, një mësues i gjimnazit “Qemal Stafa” humb jetën nga COVID-19

135

Një mësues në gjimnazin “Qemal Stafa” në kryeqytet, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Ai ishte 59 vjeç dhe nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me virusin e rrezikshëm.

Njoftimi është bërë nga kolegët e mësuesit, të cilët shprehin dhimbjen për këtë humbje të parakohshme.

Postimi në Facebook

“Të prisnim mes nesh i nderuari profesor Shpëtim Kraja!

Të dashur kolegë, nxënës, prindër e miq të faqes, sot gjimnazi “Qemal Stafa” rënkon, është në zi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë të mrekullueshëm, të cilin COVID nuk e kurseu!

Një mësues i nderuar, i respektuar, i papërtuar i cili nuk ndaloi asnjëherë së dhëni më të mirën nga vetja, breza e breza të tërë do të kujtojnë me mall mundin, djersën, sakrificat, këshillat dhe dëshirën e pasionin për matematikën!

Sot e nesër në faqen e shkollës sonë, do të paraqesim momente nga jeta e tij, impresione nga kolegë, nxënës e prindër si një mënyrë për të kujtuar në çdo moment se sa i rrallë e i veçantë ishte sistemi i tij vleror!

U prehsh në paqe, kolegu ynë i dashur!

Qemal Stafa sot lëngon, loton për humbjen e një kolegu, miku, shoku, bashkëpunëtori të shkëlqyer!