E trishtë në Tiranë, një 30 vjeçar hidhet nga ura

185

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë tek ura e Institutit në Kamëz. Policia e Tiranës bën me dije se një i ri, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin P.S., 30 vjeç. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.