E trishtë në Kosovë, COVID-19 u merr jetën dy vëllezërve brenda 24 orëve

57

COVID-19 po gjunjëzon Kosovën. Një rast i trishtë është regjistruar në Pejë ku dy vëllezër kanë gjetur vdekjen brenda 24 orëve.

Bëhet fjalë për dy persona nga fshati Novosellë, të infektuar me koronavirus, Mustafë Zekaj 85 vjeç dhe Zekë Zekaj, 78 vjeç.

Edhe pse të moshuarit morën kujdesin mjekësor në spital ata nuk arritën t’i mbijetonin virusit.

Deri më tani nga koronavirusi në Kosovë, kanë humbur jetën 227 persona.