E trishtë/Humb jetën nga COVID-19 mjeku anestezist

262

Një mjek në vend, ka humbur jetën këtë të diel si pasojë e koronavirusit.

Viktima e virusit është kryetari i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive doktor, Mihal Kerci.

Kerci, i cili prej disa ditësh ndodhej në gjendje të rëndë, ka humbur betejën me Covid 19, duke u bërë mjeku i 25 që është ndarë nga jeta për shkak të koronavirusit.