Modelja e njohur Joselyn Cano, ka humbur jetën në moshën 29 vjeçare për shkak të një operacioni në të pasme.
Ajo iu nënshtrua një operacioni të quajtur “ngritja braziliane e vitheve”, por kjo i kushtoi jetën vajzës nga Kolumbia e cila prej kohësh jetonte në Kaliforni, SHBA.
Sipas të dhënave, kjo ishte hera e dytë që e reja i nënshtrohej këtij operacioni.
Megjithatë nuk dihet ende çfarë ka shkuar keq dhe pse ajo ka humbur jetën.