Rënia e dëborës, ulja e temperaturave dhe i ftohti i acartë kanë sjellë pasojat e veta.
Disa fotografi janë publikuar, nga Gjiri i Lalzit në Durrës, ku bora ka veshur gjithë bregdetin.
Si shkak i reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, ujërat kanë nxjerrë në breg disa delfinë të cilët janë të ngordhur.
Bëhet fjalë për banorë të rrallë në ujërat e deteve që lagin territorin e Shqipërisë.