E trishtë/21 vjeçari humb jetën në spitalin e Durrësit, dyshimet e para flasin për vetëvrasje

338

Një, i ri vetëm 21-vjeç ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në rrethana ende të paqarta në spitalin e Durrësit.

Ai u identifikua si Renato Nebiu nga Peqini.

Mësohet se i riu u dërgua fillimisht në spitalin e Rrogozhinës për ndihmë, por për një trajtim më të specializuar ai u transportua në Durrës.

Sipas të dhënave i riu dyshohet se mund të ketë qenë i infektuar nga COVID-19. Ai kishte gjithashtu probleme me zemrën dhe kurohej me ilaçe.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se i ndjeri është vetëvrarë si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike duke u hedhur nga lartësia.

Dyshime të tjera flasin për një mbidozë fotoksine.

Trupi i të riut ndodhet në morg, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore.