E tmerrshme/Pacienti i infektuar nga COVID-19 i jep fund jetës duke u vetëhedhur nga ndërtesa

53

Momente të tmerrshme për një burrë në spitalin Covid 2 i cili ishte shtruar aty pasi ishte infektuar nga koronavirusi dhe bëri vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 03 :10, kur sipas të dhënave nga vendngjarja, është vetëhedhur nga lartësia e spitalit Shefqet Ndroqi, shtetasi Pren Gjonaj, 52 vjeç.

Hedhja nga kati i katërt ishte fatale dhe për pasojë burri nga Tropoja ka humbur jetën.

I ndjeri ishte shtruar tek Sanatoriumi pasi rezultoi i prekur nga virusi SARS-COV2. Ai po trajtohej në këtë spital por duket se nuk ka përballuar dot gjendjen në të cilën ndodhej dhe ka vendosur ti japë fund jetës.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Është ky një rast i përsëritur i të infektuarve që bëjnë vetëvrasje në spitalet Covid në Tiranë. Në pak muaj vetëm tek Covid 2 kanë bërë vetëvrasje edhe dy burra të tjerë, një 29 vjeçar dhe një 65 vjeçar.

Në datën 2 shtator, Hasan Mira, 65 vjeç i ka dhënë fund jetës në të njëjtën mënyrë, ndërsa më datën 13 gusht, i dha fund jetës 29-vjeçari Xhino Koça.