Kalabria e Italisë po përballet me mungesë të vendeve për të varrosur personat që ndërrojnë jetë.
Ky fakt ka zhvilluar një ngjarje të tmerrshme për të cilën janë arrestuar tre persona.
Tre punëtorët e një varreze u arrestuan pasi zëvëndësonin kufomat me kufoma të reja.
Sipas hetuesve, personat kërkonin para nga të afërmit e të ndjerëve për t’iu gjetur një vend në varrezat lokale në Tropea, një qytet turistik bregdetar pranë Vibo Valentia.
Problemi i varreve është një problematikë e theksuar në jugun e Italisë, ku fenomeni po bëhet tepër shqetësues.