Një ngjarje e tmerrshme raportohet se ka ndodhur në Padova, Itali.
Një prind 49-vjeçar ka therur me thikë dy fëmijët e tij, vajzën 15-vjeçare dhe djalin 13 vjeç.
Më pas i ka dhënë fund jetës në të njëjtën mënyrë.
Ngjarja e kobshme ka ndodhur në Trebaseleghe.
Efektivët e policisë mbërritën në vendngjarje, ku po përpiqen të kuptojnë rrethanat e ngjarjes.